Parashikimi i motit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot në vendin tonë do të ketë mot me diell dhe me vranësira të cilat në pjesën perëndimore të vendit do të kalojnë në reshje shiu.

“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në pjesën perëndimore të vendit do të kalojnë në reshje shiu të lehtë. Temperaturat minimalet do të jenë nga 13-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.