Këshilltarët e Ramës, lidhje të forta me regjimin e Millosheviç

Instituti Ndërkombëtar për Studimet e Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES) në Lubjanë, Slloveni, ka analizuar ngjarjet në Lindjen e Mesme dhe Ballkanin.

Në analizën e detajuar për marrëveshjen Thaçi-Vuçiç dhe për idenë e ndryshimit të kufijve, IFIMES, flet se një nga personazhet politikë të përfshirë në këtë marrëveshje është edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

IFIMIS shkruan më tej se përfshirja e Ramës në këtë iniciativë vjen, pasi këshilltarët e tij kosovarë, kanë patur lidhje të ngushta me regjimin e Millosheviçit.

Një figurë tjetër e përfshirë në këtë iniciativë është Kryeministri shqiptar Edi Rama. Ai është i rrethuar nga këshilltarë nga Kosova të cilët kishin lidhje të forta me regjimin e Millosheviçit në vitet 1990 - ashtu si Vuçiç dhe Daçiç, të cilët tani e simbolizojnë atë regjim’, thuhet në analizën e IFIMES.

http://www.ifimes.org/en/9567