FOTO/ Po ngarkonin makinën me marijuanë, policia greke kap ‘mat’ tre shqiptarët

Policia greke ka arrestuar tre shqiptarë në Selanik, pasi janë kapur me rreth 50 kilogram marijuanë.

Shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur u kapën teksa ngarkonin automjetin e tyre me 42 pako që përmbanin 43 kg 535 gram marijuanë.

Gjithashtu në banesën e tyre u gjeten dhe sekuestruan edhe 6 kg 631 gram marijuanë si dhe 49.7 gram kokaine.

Policia greke sekuestroi edhe 5 celularë dhe 960 euro. Tre shqiptarët e arrestuar janë të moshës 33, 45 dhe 52-vjeç. 33-vjeçari rezulton i kërkuar në Follorinë për trafik droge.