Vasili: Belbëziti sërish debiliteti kryeministror

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar sot në lidhje me deklaratën e Edi Ramës se ‘Policia paska folur me vepra’.

Sipas Vasilit, Edi Rama nuk e ka për herë të parë të bërë deklarata të tilla.

Reagimi i Petrit Vasilit në Facebook:

Debiliteti kryeministror foli prap sot për policinë.

Kryeministri belbëziti prap e tha:

‘Sot Policia e Shtetit ka folur përsëri me vepra’.

Muaj më parë po ky kryeministër bënte një tjetër deklaratë debile e thoshte ‘që është zhdukur 99 % te drogës’.

Kujë me thes kjo jargavitje gënjeshtrash kryeministrore.....