Gjykata e Lartë publikon kandidatët për në KLGJ. Emrat

Gjykata e Lartë ka publikuar sot, listën e gjyqtarëve kandidatë për në Këshilin e Lartë të Gjyqësorit (KLGJ).

Lista përbëhet nga dy emra:

Brikena Ukperaj, Apeli Vlorë

Luan Dervishi, Apeli Shkodër

Briken Ukperaj e kaloi sitën e Vetting-ut, duke u rikonfirmuar në detyrë.

Kujtojmë se dy institucionet, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të përbëhen përkatësisht nga 6 anëtarë.