Zbulohet arsyeja e vdekjes së këngëtares Dolores O'Riordan

Është zbuluar shkaku i vdekjes së këngëtares Dolores O'Riordan.

Sipas një hetimi në Gjykatën e Westminster Coroner ajo vdiq nga mbytja për shkak të dehjes nga alkooli.

Këngëtarja u gjet papritur e vdekur më 15 Janar të këtij viti, e zhytur në vaskë në dhomën e saj në një hotel në Londër.

Dhe një mjek është shprehur se ajo vdiq si rezultat i një "aksidenti tragjik".

Dolores ndërroi jetën pasi piu një sasi të tepruar alkooli dhe u mbyt në vaskë.

Sipas ekspertizës Dolores O'Riordan nuk kishte shenja lëndimi apo dëshmi të vetëvrasjes.

Policja Natalie Smartm, e cila ishte në vendngjarje tha për hetuesit: "E pashë O'Riordan të zhytur në vaskë me hundën e saj dhe gojën plotësisht nën ujë."

Gjithashtu ajo tha se kishte gjetur shishe boshe në dhomë si edhe shumë barnash me recetë.

Testet toksikokologjike treguan vetëm sasi "terapeutike" të ilaçeve në gjakun e O'Riordan dhe 330mg alkool për 100mls gjak  në trup, që do të thotë se ajo kishte pirë më shumë se katër herë mbi kufirin ligjor prej 80mg për ngasje.

U zbulua se këngëtarja ishte në kontakt me shërbimin në dhomë rreth mesnatës dhe ftoi nënën e saj në shtëpi rreth orës 3 të mëngjesit.

Ajo u gjet më vonë pa jetë në banjo dhe u konfirmua i vdekur në orën 9.16.

O'Riordan kishte çrregullim bipolar, por iu përgjigj mirë trajtimit.