Burberry ndalon djegien e mallrave të pashitura

Prodhuesi anglez i produkteve të luksit Burberry ka deklaruar sot, se do të ndalojë praktikën e djegies së produkteve të pa shitura, me efekt të  menjehershem.

Firma a modës gjithashtu deklaroi se do të ndalojë përdorimin e gëzofëve të vertetë nga kafshët në produktet e saj dhe do t'i heq nga produktet ekzistuese.

Në Korrik nga raportet e fitimeve, doli në pah se Burberry shkatërroi veshjet e pashitura, aksesorët dhe parfumet me një vlerë të përgjithshme prej 28,6 milone sterlina për të mbrojtur brand-in e vet.

Prodhuesi tha se viti 2017 ka qënë një vit i pazakontë dhe atyre iu desh të shkatërronin produkte parfumesh te vjetra me vlerë prej 10 milionë stërlinas, pasi nënshkroi një kontratë me firmën amerikane Coty.

Firmat e modës duke përfshire dhe Burberry, i shkatërrojnë produktet e padëshiruara për të parandaluar që ato të vidhen ose të shiten me çmim shumë të ulët.

Burberry ka bërë të ditur së është gati për të ripërdorur, riparuar, dhuruar ose ricikluar produktet e pa shitura.