E konfirmon agjenti: Sergej Milinkovic Savic i tha ‘JO’ këtij klubi të madh

Sergej Milinkovic Savic refuzoi një ofertë nga Paris Saint-Germain.

Menaxheri i tij, Mateja Kezman ka konfirmuar se mesfushori i Lazios, refuzoi mundësinë e transferimit në “Parc des Princes”.

“Savic refuzoi 8 milionë euro në sezon nga PSG. Ai mori vendim për të qëndruar te Lazio”, u shpreh Kezman.

Kujtojmë që për Sergej Milinkovic Savic u interesua Juventusi dhe Reali i Madridit por të dy klubet nuk arritën të bindin 23-vjeçarin serb.