Ish-ministri: Vetting politikanëve dakord, por më i rëndësishëm është ...

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar deklaratën e sot të opozitës për vetingun e politikaneve.

Në një shenim në rrjetein social Facebook, ai shkruan se 'pa dyshim, pastërtia e figurës së zyrtarit publik e politik është e rëndësishme, por më i rëndësishëm është vendosja e një sistemi politik dhe zgjedhor konkurrues. Se mund të kemi njerëz 'të pastër' pas vetting-ut, por sistemi i bën njësoj pis...'

Ja shënimi i Ylli Manjanit në Facebook:

Propozim:
———
Vetting për politikanët?!

Plotësisht dakort!

Pa dyshim, pastërtia e figurës së zyrtarit publik e politik është e rëndësishme. Kështu mund të rritet besimi i njerëzve tek shteti dhe politika.

Por më i rëndësishëm është vendosja e një sistemi politik dhe zgjedhor konkurrues. Se mund të kemi njerëz “të pastër” pas vetting-ut, por sistemi i bën njësoj pis...

Ndaj insistoj që një sistem zgjedhor Proporcional Kombëtar është zgjidhja e krizës së demokracisë në vend!

Arroganca e pushtetit politik, në fillim vjen nga vota me vullnet të devijuar. Pastaj vijnë paratë dhe “të fortët”. Këto të fundit janë “mjeti”...

Duhet të vendosim demokracinë në rend të ditës! Stabiliteti na çoi në këtë derexhe...