Sezoni kriminalistik sapo ka nisur...

Pa u mbyllur ende Sezoni Turistik, Shqipëria hyri në Sezonin Kriminalistik.

Nga kostumet banjës dhe kapelet e plazhit, policia e shtetit veshi kostumet e antiplumbit, skafandrën dhe ngjeshi automatikët.

Nga kronikat plot diell me Ministrin Blendi Klosi, kaluam në kronikat e zeza me Ministrin Fatmir Xhafa. Agjencitë Turistike ja lanë vendin Agjencive Inteligjente.

Aksioni rifilloi...

Me tej.

Nuk i sheh më vëzhguesit e vrojtimi në kullat e bregdetit, ato u zëvendësuan me snajper në majë të tarracave.

Nuk sheh më as çifte duarlidhur plazheve të jugut, por kriminelë me duar të lidhur pas shpine në qytetet e veriut.

Në kronikat e TV-ve s'ka më shkuma party, por parti të shkumëzuara që i hakërrehen njëra tjetrës.

Një sezon i ri ka filluar.

Sezoni i politikës dhe i polemikës pa fund.

Sezoni Turistik përfundoi.

Sezoni kriminalistik sapo ka nisur.