I kushtoi Realit 45 milionë euro, Vinicius pritet të rikthehet në Brazil

Edhe pse ka shumë punë te Real Madridi, Julen Lopetegui, duhet të punojë edhe me talentin brazilian Vinicius Junior.

Ai nuk ishte pjesë e skuadrën në Superkupën e Evropës, duke i besuar dyshes Karim Benzema dhe Gareth Bale, pas largimit të Cristiano Ronaldos.

Golat e tij në derbi ndaj Atletico B treguan se ai ka potencial dhe mund të shkëlqejë në gjen rast në ekipin e parë.

Pas tre ndeshjeve në LaLiga Santander, Lopetegui nuk e ka përfshirë atë në asnjë.

Ishte maji i vitit 2017, kur Real nënshkroi me lojtarin për 45 milionë euro.  Një lojtar me aftësi të mëdha driblimi, talenti më i madh në zhvillim që ishte në Brazil.

Marrëveshja ishte që ai të bashkohet me Madridin në korrik të vitit 2019, por kishte klauzolë edhe për një vit më herët, gjë që u bë me kërkesën e  lojtarit.

Në Madrid u hartua një plan i veçantë për ta ndihmuar lojtarin të përshtatet, duke punuar me idenë se kishin një lojtari që kishte shumë potenciale, por që ende i duhet të zhvillohet në anën taktike.

Ata e dinin se nuk do të ishte e lehtë të gjente hapësira, pasi aty ishte ende Ronaldo. I bie se ai nuk do të luanë ne ekipin e parë, vetëm me raste.

Po ashtu atij iu premtua që nëse nuk shkojnë gjërat mirë, ai do të kthehet në janar në Flamengo për tu rikthyer në verë.

Mendohet se atij do t’i bëjnë më mirë ndeshjet në Brazil me shumë tifozë, se sa ato në Segunda B.

Ky largimi mund të ndodh shumë shpejt, pasi që lojtari ka nevojë të luajë.