Raikkonen largohet nga Ferrari, ja piloti që do ta zëvendësojë

Mungon vetëm zyrtarizimi por Ferrari pothuajse e ka vendosur të ndryshojë pilotët për sezonin e ri.

Ajo që është ndier në Çmimin e madh të Monzas, tani po bëhet realitet: Kimi Raikkonen është "shkarkuar" nga Ferrari, shkruan "Sportmediaset", raporton SYRi.net.

Sipas drejtuesve të Ferrarit Raikkonen bën shumë pak për të mos thënë aspak përpjekje për të ndihmuar shokun e skuadrës Vettel në garën me Hamilton për titullin Botëror për pilotë.

Kjo arsyeja kryesore që “Ice Man” nuk do t’i ofrohet rinovimi i marrëveshjes aktuale që skadon në fund të këtij sezoni.

Së fundmi është e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport” që ka zbuluar zëvendësuesin e Raikkonenit.

Do të jetë Charles Leclerc, piloti i talentuar i dalë nga akademia e Ferrarit, aktualisht pjesë Sauber Alfa Romeo, i cili ka arritur marrëveshjen me skuadrën italiane për një kontratë 2-vjeçare.

Leclerc cilësohet një pilot me të ardhme të ndritur dhe do të zëvendësojë në këtë mënyrë Raikkonenin.