Haradinaj i prerë: Nuk ka eksperimente me Kosovën!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk tolerohen eksperimentet me Kosovën. Ai ka thënë se shteti i Kosovës e ka Kushtetutën e saj dhe popullin që vendos për të, njofton Klan Kosova. Këto deklarime Kryeministri Haradinaj i dha sot në konferencën e pestë të ambasadorëve në Kosovë, ndërsa ka pasur edhe disa fjalë për ta:

”Nuk guxojmë të bëjmë eksperimente me Kosovën. Është turp për ambasadorët kur thonë se Prishtina nuk po iu dërgon informacione”.

Veç tjerash kreu i Qeverisë së Kosovës, deklaroi se ”së shpejti do të jemi shtet me ushtri”, njofton Klan Kosova.