Thaçi në Konferencën e Ambasadorëve, s'i mëshon më korrigjimit të kufijve

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka folur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sot në Konferencën e Pestë të Ambasadorëve. Para takimit ai ka shkruar në Fb:

"Ambasadorët e Kosovës e dinë më së miri sa e vështirë është të hapen dyert e bashkësisë ndërkombëtare. Brenda dekadës së parë të shtetit tonë, ne kemi ndërtuar një shërbim diplomatik modern, i cili tashmë mbulon të gjitha kontinentet dhe përfaqëson interesat e Republikës së Kosovës. Tash është qenësore që së bashku të ecim drejt një zgjidhjeje që do ia hapë dyert Kosovës kudo nëpër botë. Përfundimi i dialogut me Serbinë gjithsesi se do t’i hapë rrugë edhe një faze të re të diplomacisë sonë.