VIDEO/ Basha nga Elbasani: Vëllai i Edi Ramës i përfshirë në kokainën e Xibrakës

Opozita e bashkuar është mbledhur ditën e sotme në Elbasan.

Nga ky takim, kreu i PD-së Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta ndaj Edi Ramës dhe qeverisë.

Sipas Bashës, vëllai i Edi Ramës, Olsi Rama është i përfshirë në rastin e trafikut dhe përpunimit të kokainës në Xibrakë.

Por sipas kreut të opozitës, këto fakte janë marrë dhe fshehur nga Saimir Tahiri dhe tani nga Fatmir Xhafaj dhe kreu i policisë, Ardi Veliu.

‘Elbasani është gjeneza e lidhjeve të Edi Ramës me krimin.

Xibraka mban peng Edi Ramën për përfshirjen direkte të Olsi Ramës.

Faktet janë fshehur nga Saimir Tahiri dhe tani nga Fatmir Xhafa dhe shoku i Agron Xhafës, Ardi Veliu’, tha ndër të tjera kreu i opozitës, Lulzim Basha.