Inter – Modric, ja çfarë pritet të ndodhë në janar!

Inter do ta ringjallë interesimin për transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Luka Modric.

E përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport” raporton se “Nerazzurrët” vazhdojnë të monitorojnë situatën e yllit kroat te skuadra nga “Santiago Bernabeu”.

Inter tentoi blerjen e Modricit gjatë afatit merkatos së verës por presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez refuzoi shitjen e mesfushorit pas largimit të Cristiano Ronaldos.

Megjithatë, Inter ka bërë gati planin për të provuar sërish blerjen e Modricit pas rihapjes së afatit kalimtar të futbollistëve në janarin e vitit 2019.