Tronditet Roma, shpërthim i fuqishëm në një vilë, një i vdekur

Një shpërthim ka ndodhur gjatë natës së shkuar në një vilë në komunën Santa Marinella në provincën e Romës. Shpërthimi ka shaktuar shëmbjen e vilës.

Deri më tani ekipet e zjarrëfikëseve në vendngjarje raportojnë se nga gërmadhat është nxjerrë trupi i karbonizuar i një personi. Viktima është një 63 vjeçar italian.

Shpërthimi ka ndodhur në katin e  parë të vilës duke shkaktuar shembjen e pjesshme dhe të një banese tjetër pranë. Komuna e Santa Marinellës ku ndodhi dhe ngjarja pozicionohet në bregdetin pranë Romës e është një zonë turistike e frekuentuar mjaft gjatë stinës së verës.

Trupat e zjarrëfikësve vazhdojnë punën në vendngjarje për zbardhjen e motiveve të këtij shpërthimi.