Denoncimi: Ja superskafi që trafikon kanabis shqiptar drejt Greqisë e Italisë

Një mjet lundrues shumë i madh dhe shumë i shpejtë duket se është vendosur në lëvizje për të trafikuar kanabis sativa nga Shqipëria për në Itali e Greqi. Denoncimi ka ardhur me një mesazh në adresën e ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Superskafin super të shpejtë të Saje qorrit që transporton ditë e natë droge pa i hyrë ferra ne këmbë! - Shitjet e deritanishme janë bërë vetëm për 30% e policisë”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në faqen e tij në Facebook.

Denoncimi në Facebook e ish-kryeministrit Berisha:

"Mirembrama Doktor, ne vijen bregedetare nga zona e Durresit e deri ne Sarande eshte ne levizje nje super skafe me fuqi kater motoresh dhe me nje mundesi ngarkese deri 5 ton lende narkotike e qe njihet me nofken " skafi i qorrit" me nje skafist nga vlora e qe jeton ne Itali.

Ky grup kriminal me mbeshtetje te drejtusve te larte te policis dhe MB trafikojne sasira te medha te lendeve narkotike ne drejtim te Greqis dhe Italis,dhe kane bere marveshje me drejtusit e policis qe fillimisht te trafikojne 30%perqindeshin e tyre, dhe keta ti sigurojne ne magazinat e tyre pjesen tjeter deri ne momentin e trafikimit."