Identifikohet vrasësi i të riut në Mamurras, Policia vihet në ndjekje

Policia e Lezhës njoftoi se e ka identifikuar autorin e vrasjes së 27-vjeçarit Indrit Pepa në Mamurras dhe është në ndjekje të tij. Autori është A.M. 49 vjeç, banor i Mamurrasit.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë:

Sot, rreth orës 04:30, është marrë njoftim se në  Mamurras, afër xhamisë së qytetit, është plagosur me armë zjarri shtetasi I.P. 27 vjeç, banues në Mamurras, i cili është transportuar për në Spitalin e Traumes në Tiranë, por rrugës ka  ndërruar jetë. 

Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasit A.M. 49 vjeç, banues në Mamurras i cili u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e tij. 

Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Viktima Indrit Pepa në foto: