Në këtë vend, turistët do marrin gjobë nëse hanë në rrugë

Turistët në Firence do të paguanë 450 paund gjobë nëse kapen duke ngrënë në rrugë.

Ligji i ri që hyri në fuqi të martën (4 shtator) ndalon ushqimin në katër rrugë të qytetit historik italian.

Bizneseve vendore në zonat e prekura u është kërkuar të vendosin shenja që paralajmërojnë vizitorët për këtë ligj. Aty lexohet: “Respektoni banorët, tregtarët dhe punëtorët e kësaj rruge”.

Sipas “The Local” kufizimet do të jenë në vend nga ora 12 – 15:00 dhe midis 18:00 - 22:00. Zonat e ndaluara janë “Via de’ Neri”, “Piazzale degli Uffizi”, “Piazza del Grano”, “Via della Ninna”.

Firence është i njohur për ushqimet e mira dhe është vlerësuar si qyteti që bën sanduicet më të mira.