Vjen lajmi i mirë për Skënderbeun, ja ç’po ndodh me CAS-in

Një vendim që mund të tronditë botën e futbollit vjen nga Belgjika.

Gjykata e Apelit të Brukselit ka vendosur që Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS), nuk do të ketë më vendimin përfundimtar, në lidhje me çështjet e futbollit.

Ky vendim vjen si rezultat i një ankese të klubit zviceran, Searing, kundër FIFA-s, pasi institucioni më i lartë i futbollit botëror, i ndaloi këtij klubi pronësinë e trefishtë.

As FIFA, as UEFA, apo ndonjë federatë tjetër kombëtare, nuk do të jenë në gjendje nga tani e tutje, të vendosin sanksione mbi një klub bazuar në vendimin e CAS-it.

Një ndryshim ky në fuqinë e CAS-it, i cili do ndikojë gjithashtu në rënien e çështjeve të caktuara të cilat pavarësisht se janë deklaruar si të paligjshme nga gjykata të ndryshme, vazhdojnë të miratohen nga gjykata pavarura.

Vendimet e FIFA-s dhe UEFA-s, tani mund të sfidohen nga çdo gjykatë kombëtare, dhe çdo palë e ndikuar ka të drejtën të padisë qeveritë vendase të futbollit.

Një lajm i mirë, mund të përkthehet ky për Skënderbeun, i cili vazhdon të jetë i dënuar nga UEFA për 10 vite të mos marrë pjesë në kompeticionet europiane, edhe pse CAS nuk e ka thënë ende fjalën e vet.

Në rast të një vendimi jo pozitiv nga CAS-i, çështja do të mund të kalojë edhe në gjykatat e Shqipërisë, çka do të thotë se për korçarët shtohet edhe një tjetër rrugë shpëtimi.