Aktorja turke i jep fund beqarisë, zbuloni kush është bashkëshorti

Aktorja turke, Seda Tosun i ka dhënë fund beqarisë duke u kurorëzuar me martesë me të dashuruar e saj Eymen Adal. Ceremonia e dasmës u zhvillua mbrëmjen e kaluar (4 shtator). Ajo kishte njoftuar se do martohej në nëntor, por duket se planet ndryshuan gjatë rrugës.

Aktorja njihet për rolet e saj në filmat “The Miracle” dhe “Yunus Emre”. Por kush është bashkëshorti i saj?

Eymen Adal ka lindur në krahinën Derik të Mardinës. Pasi përfundoi 9-vjeçaren, ai shkoi në Adana për të vazhduar gjimnazin. Karriera e tij si muzikant nisi në rrugë së bashku me vëllain Baris Adal. Tani vëllezërit kanë një bandë muzikore dhe janë shumë të njohur.