Emri i të plagosurit në Lezhë, në kërkim dy persona

Një plagosje me armë zjarri raportohet se ka ndodhur në Shënkoll të Lezhës. Nga të dhënat e para mësohet se është qëlluar me armë në drejtim të një personi.

Behet e ditur se i plagosuri quhet Martin Doda 34 vjeç

Ndërkohe policia ka shapllur në këkrim dy autorët e dyshuar P.LL.dhe Z. B banorë të zonës ë Tales.

I plagosuri është trasnportuar neë spital për ndihmë mjekësore.

Policia e mbërritur në vendngjarje po punon për identifikimin e autorit të ngjarjes, arsyet e të cilës mbeten të panjohura.

Informacion paraprak i policisë

Sot, rreth orës 13:30, është marrë njoftim se në vendin e quajtur " Ura e Prekanit" në rrugën Kryqëzimi i Shënkollit - Tales, është plagosur me armë zjarri shtetasi M.D. 34 vjeç, banues në Tale, i cili është dërguar në spitalin Rajonal në Lezhë, për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar shtetasve P.Ll. dhe Z.B., të dy banues në Tale , të cilët u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre. Grupi hetimor në vendngjarje, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.