Beteja mori fund: prezantuesja e njohur e BBC vdes nga kanceri

Prezantuesja e njohur e BBC, Rachael Bland vdiq në moshën 40-vjeçare, dy vjet pasi u diagnostikua me kancer gjiri. Lajmi sapo u njoftua nga BBC. Familja e saj konfirmoi se ajo vdiq në paqe në shtëpinë e saj në orët e para të mëngjesit.

Bland ishte një një zë familjar për Radio 5 Live si një spikere dhe prezantuese dhe fituese e çmimit si bashkëprezantuese e një emisioni mbi kancerin. Ajo po ashtu e ka dokumentuar betejën e saj me kancerin në një blog që ka marrë çmime.

Pas dhënies së këtij lajmi, bashkëshorti i Rachael, Steve, tha: “Ajo ishte një transmetues e e talentuar si dhe një grua, mbesë, hallë, motër dhe bijë shumë e dashur dhe, shumë më e rëndësishmja për të, një mama e çmuar për Freddie-n e vogël."

Prezantuesja e filloi karrierën e saj në BBB më shumë se 15 vjet më parë si Rachael Hodges dhe u martua me gazetarin e BBC, Steve Bland në vitin 2013./SYRI.NET