Mancini zgjedh formacionin e Italisë për Ligën e Kombeve, ja befasia e madhe!

Roberto Mancini ka zgjedhur skemën 4-3-3 për të bërë debutimin zyrtar në  krye të Italisë.

Ish-trajneri i Interit ka fiksuar formacionin për sfidën e parë në Ligën e Kombeve atë ndaj Polonisë.

Në portë i përzgjedhuri i Mancinit është Giggio Donnarumma, mbrojtja do të përbëhet nga Zappacosta dhe 3 futbollistë ekspertë, Bonucci e Rugani në qendër dhe Palmieri në të majtë.

Në mesfushë do të vendoset Pellegrini, Jorginho dhe Cristante, ndërkohë treshja e sulmit do të përbëhet nga Berardi, Chiesa dhe Immobile, shkruan Sportmediaset, raporton SYRI.net.

Befasia e madhe është që Mancini ka lënë në stol emra të njohur si: Balottelli, Bonucci, Bernardeschi, Insigne dhe Belotti.

Dueli ndërmjet Italisë dhe Polonisë do të luhet më 7 shtator ora 20:45.