FOTO/ Zbulohet klubi i ri i Mavrajt, kontratë 2-vjeçare

Nuk ka më dilema, Mërgim Mavraj është lojtari më i ri i Arisit të Selanikut.

“Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta pranë lojtarit se dje në mbrëmje ka firmosur për 2 vite me klubin grek.

Kështu Mavraj i bashkohet Migjen Bashës, i cili gjithashtu është bërë pjesë e Arisit pak javë më parë. Pak minuta më parë lajmi u konfirmua edhe nga mediat greke, referuar burimeve zyrtare në klubin selanikas.

Portali “gazzetta.gr” shkruan se Mavraj ka firmosur dhe tashmë pritet përfundimi i angazhimit me Kombëtaren për t’ju bashkuar ekipit të ri.