'Ana e fshehur e votës'

Nga Artan Fuga.

Jam ulur në një tarracë hoteli buzë detit. Dëgjoj një none që pyet një gocë të re pas një muhabeti për dike që nuk iu paguan qiranë e shtëpisë: "Kur bëhen zgjedhjet?"

Heq syte nga libri dhe e shoh: "Ç'ne kjo me zgjedhjet?" E nejse.

Pas pak: "Kur bëhen zgjedhjet?"

E çfarë më gjeti? Nuk më le të punoj. Njerëzit mezi i presin zgjedhjet lokale ose të përgjithshme. Mos i nënvleftësoni. Popull i zgjuar. As i ha barku për partitë, politikën, idetë, reformat absurde e budalliqe të këtilla. Nuk gënjehet shqiptari me libra, me ide, me përralla. Të gjitha i duken njesoj pasi është zhgënjyer disa herë. Duhet shume punë t' i mbushësh mendjen se je ndryshe. E përse duhet të të besojë? Mos ke yll në ballë?!

Jo ore jo!

Mezi i pret sepse atehere i rregullon hallet e veta mesa mundet. Tund voten per te zgjidh hallin e ndonje catie te prishur, te ndonje punesimi, te ndonje rruge me pak asfalt, te ndonje ndihme sociale e keshtu me radhe.

Hallet e vogla te medha te jetes te perditshme.

Kjo ka edhe te keqen e vet. Te pushtetshmit i degjojne hallet vetem ne fushata elektorale. Me keq, shume prej tyre nuk i zgjidhin me pare sepse pastaj si do ta shkembejne mallin: me jep voten te zgjidh hallin.Me keq, ca u krijojne halle njerezve qe te kene me cfare tu marrin votat.

Mezi pret ta shesi voten.

Vota te ne per popullin eshte si leter me vlere me te cilen mund te "blesh" ca sherbime e ndonje te drejte te vogel qe.ne fakt te takon, por nuk ta japin.

Vota eshte si indulgjencat e kishes ne mesjete.

Eshte i zgjuar populli. Budalla eshte ai qe kujton se populli i zgjuar eshte budalla.