VIDEO/ Hashim Thaçi: Nuk do të ketë ndarje të Kosovës, nuk do të ketë shkëputje të pjesës veriore të Kosovës!

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dhënë një deklaratë drejtpërsëdrejti në media për temën e debatueshme aq shumë se “çfarë do të thotë korrigjimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?” . Thaçi ka theksuar se “nuk do të ketë ndarje të Kosovës, nuk do të ketë shkëputje të pjesë  veriore të Kosovës, nuk do të ketë një republikë serbe.”

Vemendja a bashkësisë ndërkombëtare këto kohë është përqëndruar në arritjen e marrëveshjes mes dy vendeve tona, Kosovës dhe Serbisë. E keni parë në medias, edhe në bisedimet e Presidentit Trump me kancelaren Merkel.  Është e rëndësishme ta shfrytëzojmë këtë rast për marrëveshje. Nëse e humbim këtë rast, pas zgjedhjeve të BE në pranverën e ardhshme rrezikojmë të gjendemi si Kosovë më të mbyllur përballë BE-së. Ndaj duhet të shtyjmë proceset për integrimin. Nëse e lëshojmë këtë moment rrezikojmë të mbetemi pas në axhendën europiane.

Pa njohjen nga 5 shtete e BE, në një Serbi që ende s’e ka njohur Kosovën, do të vonohen të gjitha proceset dhe do të mbesin prapa në rrugën e integrimit drejt BE-së dhe NATO-së. Nëse shtete e tjera do të nxitojnë, ne do të mbesim pas duke kërkuar edhe një njohje. Ndaj duam të mbyllim të gjitha proceset.

Më lejoni të ndaj me ju të gjitha temat e dialogut mes jush dhe Serbisë.

Së pari, ne kërkojmë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, jo një marrëveshje kalimtare.

Së dyti, normalizimi i plotë i marrëdhënieve të plotë është njohja formale dhe reciproke e shtetit të Kosovës nga shteti i Serbisë.

Së treti, ne synojmë që nga njohja formale reciproke të bëhemi shtet anëtar në OKB, anëtar i KE, i OSBE, i NATO dhe një vend perspektiv në BE.

Së katërti, njohja reciproke mes shteteve do të përcillet me një proces të rakorduar mes palëve për korrigjimin e kufirit.

Çfarë do të thotë kjo?

E para nuk do të ketë ndarje të Kosovës, nuk do të ketë shkëputje të pjesë  veriore të Kosovës, nuk do të ketë një “republika serbska’.

Korrigjimi i kufirit do të shënojë fundi e konfliktin të qartë mbi një shekull midis Kosovës dhe Serbisë dhe jo fillimin e një konflikti të ri. Koha e luftërave ka përfunduar.

Kjo do të konsolidohet duke vënë kufirin e qartë midis dy shteteve. Një marrëveshje e tillë midis nesh  dhe Serbisë do të jetë kontribut për paqen e kësaj pjesë të Ballkanit.

E di që ky proces mbart dhe rreziqe të panjohura, por që ne do t’i bëjmë të njohura.