VIDEO/ Hashim Thaçi: Nuk do të ketë ndarje të Kosovës, nuk do të ketë shkëputje të pjesës veriore të Kosovës!

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dhënë një deklaratë drejtpërsëdrejti në media për temën e debatueshme aq shumë, korrigjimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Thaçi ka theksuar se “nuk do të ketë ndarje të Kosovës, nuk do të ketë shkëputje të pjesë  veriore të Kosovës, nuk do të ketë një republikë serbe.”

Deklarata nga Presidenti i Kosovës u bë në debatin e thirrur nga Instituti Demokratik i Kosovës me temën “Çfarë do të thotë korrigjimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?”.

Ja si e sqaroi Hashim Thaçi:

"Vëmendja a bashkësisë ndërkombëtare këto kohë është përqëndruar në arritjen e marrëveshjes mes dy vendeve tona, Kosovës dhe Serbisë. E keni parë në medias, edhe në bisedimet e Presidentit Trump me kancelaren Merkel.  Është e rëndësishme ta shfrytëzojmë këtë rast për marrëveshje. Nëse e humbim këtë rast, pas zgjedhjeve të BE në pranverën e ardhshme rrezikojmë të gjendemi si Kosovë më të mbyllur përballë BE-së. Ndaj duhet të shtyjmë proceset për integrimin. Nëse e lëshojmë këtë moment rrezikojmë të mbetemi pas në axhendën europiane.

Pa njohjen nga 5 shtete e BE, në një Serbi që ende s’e ka njohur Kosovën, do të vonohen të gjitha proceset dhe do të mbesin prapa në rrugën e integrimit drejt BE-së dhe NATO-së. Nëse shtete e tjera do të nxitojnë, ne do të mbesim pas duke kërkuar edhe një njohje. Ndaj duam të mbyllim të gjitha proceset.

Më lejoni të ndaj me ju të gjitha temat e dialogut mes jush dhe Serbisë.

Së pari, ne kërkojmë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, jo një marrëveshje kalimtare.

Së dyti, normalizimi i plotë i marrëdhënieve të plotë është njohja formale dhe reciproke e shtetit të Kosovës nga shteti i Serbisë.

Së treti, ne synojmë që nga njohja formale reciproke të bëhemi shtet anëtar në OKB, anëtar i KE, i OSBE, i NATO dhe një vend perspektiv në BE.

Së katërti, njohja reciproke mes shteteve do të përcillet me një proces të rakorduar mes palëve për korrigjimin e kufirit.

Çfarë do të thotë kjo?

E para nuk do të ketë ndarje të Kosovës, nuk do të ketë shkëputje të pjesë  veriore të Kosovës, nuk do të ketë një “republika serbska’.

Korrigjimi i kufirit do të shënojë fundi e konfliktin të qartë mbi një shekull midis Kosovës dhe Serbisë dhe jo fillimin e një konflikti të ri. Koha e luftërave ka përfunduar.

Kjo do të konsolidohet duke vënë kufirin e qartë midis dy shteteve. Një marrëveshje e tillë midis nesh  dhe Serbisë do të jetë kontribut për paqen e kësaj pjesë të Ballkanit.

E di që ky proces mbart dhe rreziqe të panjohura, por që ne do t’i bëjmë të njohura."