Xhaferi: Nëse dështon referendumi, vendosin institucionet

Kryetari i Kuvendit në Maqedoni, Talat Xhaferi është i bindur se shumica e qytetarëve do ta mbështesin referendumin e 30 shtatorit, ndërsa i bëri thirrje opozitës që të sillet me përgjegjshmëri. 

Xhaferi u shpreh se në rast dështimi, çështja do të kalojë në duart e institucioneve.

“Në situatën që të mos ketë census, nënkupton që qytetari abstenon nga e drejta të marrë përgjegjësi vendimmarrëse dhe le hapësirë që institucionet që i ka zgjedhur të vazhdojnë me marrjen e përgjegjësisë në proceset e radhës, vijuese për këtë çështje, për të cilën ato në vazhdimësi japin përkrahje, për proceset integruese. Këto janë udhë-rrëfimet ku ne lëvizim dhe ku duhet të lëvizim të gjithë. Aspektet e interpretimeve akademike, profesionale nuk i përjashtoj, por ato janë interpretime analitike të cilat nuk bartin përgjegjësi për asgjë”, deklaroi Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit./ Alsat-m/