Nëse shkarkohet Mourinho, Pogba gjen trajnerin e ri të Man.United

?Paul Pogba ëndërron që një ditë të punojë me legjendën e Francës, Zinedine Zidane.

Sipas tabloidit britanik, “The Sun” mesfushori i Manchester United dëshiron që të shkarkohet Mourinho dhe vendin e tij ta zërë, ish-strategu i Real Madridit, shkruan SYRI.net.

Pas rezultateve të dobëta “Special One” nuk i ka mirë punët dhe është në prag të shkarkimit pasi edhe lojtarët nuk dëshirojnë të punojnë me portugezin.

Por, Pogba është i gatshëm të punojë me Zidanen edhe në ndonjë skuadër tjetër të madhe evropiane.