FOTO/ Stefano Gabbana komenton dasmën e bloggeres Chiara Ferragni, fansat i kundërpërgjigjen

Stefano Gabbana njihet për komentet dhe ironinë që i drejton shumicës së personazheve publikë, por jo vetëm.

Së fundmi objekt i kritikave të tij është bërë dasma e bloggeres së njohur Chiara Ferragni.

Bukuroshja u martua të shtunën që lamë pas dhe asnje detaj i dasmës nuk kaloi pa komentuar.

E veshur me “Dior”, biondja shkëlqeu dhe shijoi në maksimum gjithçka.

Sigurisht deklarata e stilistit  nuk mungoi.

Ai komentoi në një postim të “Harper’s Bazaar UK” në Instagram.

“E lirë”,-shkruajti ai, pa asnjë sqarim dhe kaq mjaftoi që fansat të reagonin, duke i shkruar se duhet të ndihej i turpëruar.

Një komentues i ka shkruar se reagimi i tij ishte i padrejtë pasi është i inatosur që Chiara Ferragni nuk veshi një fustan të dizenjuar prej tij.

Por nuk ka vonuar kundërpërgjigjia nga Stefano: “Jo. E gjithë dasma ishte komplet e pavlerë”.

Edhe njëherë tjetër Gabbana e fitoi vëmendjen me komentet e tij negative.