Ja çfarë pritet të ndodhë ditën e sotme

Ja çfarë pritet të ndodhë sot në axhenden ndërkombëtare me takime zyrtare dhe jo vetëm…

NJU DELHI – Vizitë e Mike Pompeo dhe James Mattis në Indi.

LONDËR – Kryeministrja britanike, Theresa May përgjigjet para parlamentit.

ANKARA – Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas shkon për vizitë në Turqi, në një çast që Ankaraja dhe Berlini po përpiqen të ngrohin marrëdhëniet dypalëshe.

BERLIN – Takim mes kancelares gjermane, Angela Merkel dhe homologut të sja çek, Andrej Babis.

LONDËR – Mbledhje vjetore e Shoqatës Botërore të Energjisë Bërthamore.

UASHINGTON – Sesion i jashtëzakonshëm i Organizatës së Shteteve Amerikane (OEA) në lidhje me emigrantët venezuelas.

UASHINGTON – Rifillojnë negociatat mes SHBA-së dhe Kanadasë për një rinovim të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë Amerikanoveriore (NAFTA). /Ata.gov.al/