FOTO/ Kourtney Kardashian kthehet me të dashurin 14 vjet më të vogël

Marrëdhënia mes Kourtney Kardashian dhe Younes Bendjima duket se nuk ka përfunduar ende.

Ata janë fotografuar së bashku në makinë, të pashqetësuar nga syri publik.

Sipas TMZ, të dy u panë në makinë mbrëmjen e së martës jashtë një restoranti që gatuan sushi.

Nuk dihet nëse ata darkuan së bashku apo u takuan aty, por u fotografuan teksa flisnin në makinën e Kourtney.

Ndarja e tyre ndodhi muajin e kaluar kur filluan spekulimet se Younes e tradhtoi me një vajzë në Meksikë.

 Burimet pranë Kourtney thonë se ndarja ishte më shumë distancë mes tyre.