Jam nga Shqipëria konkretisht nga Korça, ja deklarata e këngëtares së njohur

Pas Eleni Foureirës, një këngëtare e njohur në Greqi ka pranuar se është me origjinë shqiptare.

Bela Meri mori famë në pjesëmarrjen për ‘X-Factorin’ grek dhe në një emision rrëfeu vendlindjen.

“Jam nga Shqipëria, konkretisht nga Korça. Shkoj shpesh atje për festa. Në Greqi erdha kur isha 3 vjeç”, tha këngëtarja.

Ndërkohë Eleni Foureira pati vështirësi për ta pranuar pasi pengonte karrierën e saj artistike. Pavarësisht kësaj, ajo sot e thotë me krenari se është shqiptare dhe arrin të realizojë koncerte në të gjithë botën.