Surprizat e motit, ja çfarë do të ndodhë 10-ditëshin e parë të shtatorit

Temperaturat e ajrit kanë pësuar rënie të ndjeshme pas fundjavës; mbeten thuajse konstante deri të premten kur sërish do të ketë rritje të lehtë e graduale të vlerave termike në territor, më e ndjeshme gjatë mesditës.

Moti në vijim do të paraqitet me kthjellime e vranësira të herë pas hershme gjatë gjithë 10-ditëshit të parë të shtatorit duke sjellë edhe shira të përkohshëm, kryesisht në ekstremin Verior dhe zonat Lindore ndërsa shira të izoluar në Qendër dhe Juglindje.

Pritet që gjatë 10-ditëshit të parë të shtatorit maksimumet të shënojnë 3 – 4°C mbi vlerat tipike të fillim-vjeshtës ndërsa 10-ditëshi i dytë, vlera tipike të stinës.

Gjatë 10-ditëshit të dytë, pritet që shirat të jenë më prezente.