Reali i dobët pa Ronaldon? Lopetegui i kundërpërgjigjet deklaratës së Messit

Julen Lopetegui ka paralajmëruar Lionel Messin të mos nënvlerësojë Real Madridin e tij.

Ylli i Barçës ditën e hënë është shprehur se me largimin e Ronaldos Reali është dobësuar, duke shtuar se nuk e priste largimin e portugezit i cili tashmë luan tek Juventus.

Në përgjigje të deklaratës së Messit, Lopetegui rrëfehet për Onda Cero: “Nuk do të dyshoja te lojtarët e Real Madridit. Kemi bërë mirë, por është akoma herët.

Kemi nëntë pikë nga nëntë të mundshmet dhe tani duhet të reflektojmë. Lojtarët duhet të rikthehen të shëndetshëm dhe më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë.

Objektivi ynë këtë sezon është t’i fitojmë të gjitha. Në kampionat duhet të jesh gjithmonë në formë pasi aty fiton ekipi që tregon më shumë qëndrueshmëri”.