VIDEO/ E dashura kap buqetën e nuses, veprimi i djalit i ka shkrirë të gjithë së qeshuri

Një video mjaft interesante po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale.

Në video shihet se si Daniel Gilbert, një i ri vrapon pasi e dashura e tij Besley, ka kapur buqetën e një nuseje.

Ngjarja ka ndodhur në  Britaninë e Madhe, në zonën e Kattering, Northampton.

Menjëherë pasi nusja ka hedhur buqetën dhe e dashura e tij i ka kapur, Gilbert ka vrapuar me një shishe në dorë për t’u larguar me shpejtësi.

Nuk dihet nëse momenti është i improvizuar apo i natyrshëm, por video po shpërndahet me shpejtësi në rrjet.