Kryediplomati i Iranit viziton Bashar al-Assad para takimit trepalësh mbi Sirinë

Ministri i Jashtëm i Iranit Javad Zarif mbërriti në Damask për të zhvilluar bisedime me presidentin e Sirisë Bashar al-Assad, para takimit trepalësh mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit mbi gjendjen e Sirisë.

Zarif u shpreh se në samitin që do të mbahet të premten në Teheran, do të diskutohen mënyrat e përballjes me grupet ekstremiste, përshirë "Frontin al-Nusra". Ai theksoi gjithashtu se në takimin e Teheranit palët do të diskutojë mbi koordinimin për të vazhduar procesin politik dhe luftën kundër terrorizmit në Siri, shkruan CRI.

"Para samitit të nivelit të lartë të krerëve të shteteve, që morën pjesë në bisedimet e Astanas, jemi të mendimit se duhet të bisedojmë me zytarët e lartë sirianë për të koordinuar rrugën politike dhe përpjekjet kundër terrorizmit. Po ashtu, dëshirojmë të bisedojmë për rindërtimin e Sirisë dhe riatdhesimin e refugjatëve," tha Zarif.