Kisha-Xhami në kalanë e Shkodrës gati për restaurim

Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin për: “Restaurimin e Kishës -Xhami” në Kalanë e Shkodrës. Projekti i hartuar nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër parashikon ndërhyrje konsoliduese – restauruese në monument.