Bixhoz me dashurinë/ Anika nxjerr zbuluar Tian, Shivai e përzë nga shtëpia, ja ç’do ndodhë nesër

Zonja Kapur dhe Pinki insistojnë që Shivai të firmosë letrat e divorcit. Ai i firmos. Tia bëhet gati për dasmën por thotë se e dashuron ende Robinin. Tia dhe Shivai ulen për ritualin. Anika i shikon. Pinki i kërkon Anikës të marrë pjatën e ritualit.

Anika shkon dhe atje është Romi. Romi i tregon Anikës se Tia nuk e ka Robinin vëlla por bashkëshort. Ai quhet Dushjant dhe fëmija është i tyre. Anika rikthehet aty ku po bëhet dasma dhe bërtet Shivai jo mos e bëni këtë martesë. Tia ju ka gënjyer.

Ajo është e martuar me Dushjant. Të gjithë tronditen. Pinki i thotë se Robin është vëllai i Tias. Anika thotë jo,ai është burri i saj më tha Rumi. Pinky i thotë je çmendur. Anika thotë më besoni. Zonja Kapur thotë mjaft Shivai është duke dëgjuar të gjitha këto por nuk po i thotë asgjë Anikës.

Ajo i dërgon videon Omit. Shivai sheh Om dhe kujton fjalët e saj. Shivai i merr telefonin Omit. Ai i thotë Anikës se e kaloi kufirin dhe e përzë nga shtëpia. Shivai i kap dorën Anikës dhe e nxjerr jashtë. Ajo qan. Ai thotë largohu nga jeta ime Anika mos guxo të vish përpara meje ti dhe unë kemi mbaruar.

Ai mbyll derën dhe sheh Anikën duke qarë. Më pas Anika fshin lotët dhe lavdëron veten që aktroi shumë mirë. Shivai i buzëqesh pasi e gjitha ishte një lojë për të zbuluar Tian. Gori shkon në shtëpinë Oberoi e maskuar si djalë. Ajo i thotë rojes se e ka thirrur Zvetlana.

Ndërkohë Om bën ashtu siç i tha Shivai dhe i thotë Zvetlanës se do që të martohet me të. Xhanvi i lutet Zvetlanës ta lërë Omin. Zvetlana i thotë se djali i saj vendosi për martesën. Xhanvi e kërcënon. Zvetlana takon shërbëtorin e ri.

Gori prezanton me emrin Çulbul. Zvetlana nuk e pëlqen dhe thotë se do shërbëtor me standarte të larta. Çulbul i thotë se ka nevojë për punë por Zvetlana i thotë të largohet. Xhanvi ndez furrën dhe shpërthen zjarr. Gori i hedh ujë në dorën e Xhanvit.

Om pyet kush ishte ai që shpëtoi Xhanvin. Zvetlana i tregon që erdhi për punën e shërbëtorit. Om i thotë ta punësojë./revistawho/