E pëlqen Lopetegui, Real Madridi ‘monitoron’ sulmuesin e Milanit

Patrick Cutrone pritet të ketë një sezon si protagonist këtë vit te Milani dhe këtë gjë e konfirmoi ndeshja me Romën, ku vendosi fatin e takimit, por zërat e merkatos rreth tij janë të destinuar të shtohen.

Mësohet se Real Madridi po monitoron sulmuesin italian, pasi Lopetegui është një admirues i tij, që kur drejtonte Porton, madje dëshironte ta afronte në Portugali.

20-vjeçari ka rinovuar së fundmi kontratën deri në vitin 2023 me Milanin dhe do të jetë shumë e vështirë që kuqezinjtë të pranonin një ofertë për një talent si Cutrone.