?Të premten, ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas, tha se diskutimet për shkëmbim territoresh janë të gabuara, ndërsa më herët kancelarja gjermane, Angela Merkel, kishte tërhequr vërejtjen për pasojat që mund të kishte për rajonin një ndryshim kufijsh.

Edhe një pjesë e ministrave të vendeve të Bashkimit Evropian janë shprehur kundër ideve të tilla, ndërsa kanë mbështetur vazhdimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Image

Mogherini: Mundësi për marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Nogherini tha të hënën se ekziston mundësia që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre deri në vitin e ardhshëm, kur mbahen edhe zgjedhjet në Bashkimin Evropian.

Gjatë fjalimit të saj në konferencën e ambasadorëve të Bashkimit Evropian, zonja Mogherini tha se "mendoj që ekziston shansi që presidentët (Aleksandër) Vuçiç dhe (Hashim) Thaçi, të arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse, detyruese e ligjore për normalizimin e marrëdhënieve që do të jetë në tërësi në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe që do të ndihmonte stabilizimin e gjithë rajonit", tha ajo duke theksuar se vitin e ardhshëm "bëhen 20 vjet që nga lufta në Kosovë dhe është koha që t'i jepet fund atij konflikti".

Lufta e vitit 1999 mori fund më ndërhyrjen e NATO-së për t'u dhënë fund mizorive të forcave serbe në Kosovë. Nëntë vjet pas luftës, Kosova shpalli pavarësinë e saj me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian. Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e saj.

Të dyja vendet janë përfshirë në diskutime të brendshme rreth ideve të presidentëve të tyre që kanë kërkuar mbështetje për arritjen e një marrëveshjeje që mund të përfshijë edhe korrigjimin e kufirit.

Qëndrimet janë të ndara edhe në komunitetin ndërkombëtarë midis atyre që do të pranonin një marrëveshje të tillë dhe atyre që druajnë se prekja e kufijve, mund të ripërtërijë armiqësitë në rajonin e Ballkanit Perëndimorë.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Gjermania e qartë: Jo ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë

Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, tha të hënën së ndryshimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk do të zgjidhë asnjë problem, ndërsa mund të nxisë tensione etnike.

Në një postim në rrjetin twitter ai u bëri jehonë qëndrimeve kundërshtuese të Gjermanisë ndaj ideve për korrigjimin e kufirit si rrugë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

"Të dashur miq në Kosovë dhe Serbi, rishkrimi i kufijve nuk do të zgjidhë asnjë problem. Një veprim i tillë do të hapte kutinë e Pandorës të armiqësive etnike. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është thjesht shumetnike, shumëfetare dhe shumkulturore. E bashkuar në diversitet, kjo është Evropa", shkroi ministri tha Roth.