Dëmtohet ylli i Skocisë, nuk do të luajë kundër Shqipërisë më 10 shtator

Shqipëria do të luajë në datën 7 shtator ndeshjen me Izraelin në stadiumin “Elbasan Arena”, dhe menjëherë pas Izraelit në datë 10 do të luajë përballë Skocisë.

Para kësaj ndeshjeje Shqipëria mund të gëzohet, pasi skuadrës skoceze i është dëmtuar një tjetër lojtar.

Bëhet fjalë për lojtarin Oliver McBurnie i cili luan për skuadrën e Swanseat në Angli dhe për shkak dëmtimi nuk do të jetë në gjendje të luajë përballë Shqipërisë.

Kështu dëmtimi i McBurnie ishte i treti për skocezët brenda një jave.