Juventusi i frikshëm, Allegri publikon listën e Championsit

Juventusi ka publikuar listën e skuadrës për Ligën e Kampioneve, ku të gjithë janë të ftuar, përveç Leonardo Spinazzolas së dëmtuar.

Bardhezinjtë janë në grup me Manchester United, Valencian dhe Young Boys.

Ky grup nuk është aq i lehtë për “Zonjën e Vjetër” dhe trajneri Massimiliano Allegri ka vendosur të provojë me të gjitha forcat, duke ftuar gjithë futbollistët.

I vetmi lojtar i cili është larguar nga lista e trajnerit Allegri është Spinazzola, i cili ende po lufton me problemet e dëmtimit.

Me blerjen e Cristiano Ronaldos bardhezinjtë kanë objektiv fitimin e Championsit.

Lista e bardhezinjve për Champions League

1.Szczesny

2.De Sciglio

3.Chiellini

4.Benatia

5.Pjanic

6.Khedira

7.Ronaldo

10.Dybala

11.Douglas Costa

12.Alex Sandro

14.Matuidi

15.Barzagli

16.Cuadrado

17.Mandzukic

18.Kean (Lista B)

19.Bonucci

20.Cancelo

21.Pinsoglio

22.Perin

23.Emre Can

24.Rugani

30.Bentancur

33.Bernardeschi