Messi: Jam i çuditur nga Ronaldo

Lionel Messi beson se Real Madridi është dobësuar pas shitjes së Cristiano Ronaldos te Juventusi.

Ronaldo u transferua te Juventusi për shumën 105 milionë euro, pas fitimit të tre trofeve të njëpasnjëshëm të Champions League me Zinedine Zidane.

Real Madrid humbi finalen e Superkupës së Europës ndaj Atletico Madridit, por ka fituar tre ndeshje radhazi në këtë fillim të La Liga.

Tashmë Los Blancos kanë një trajner të ri, Julen Lopetegui, i cili u shkarkua nga drejtimi i përfaqësueses së Spanjës, vetëm pak orë para fillimit të Kupës së Botës “Rusi 2018”, pasi kishte nënshkruar më parë me klubin galaktik.

Në një intervistë të dhënë për “Catalunya Radio”, Messi deklaroi se Real Madrid është dobësuar si pasojë e largimit të Ronaldos dhe se Juventus, nga ana tjetër është përmirësuar për shkak të blerjes së portugezit.

Real Madridi është një prej skuadrave më të forta në botë dhe kanë një skuadër shumë të mirë, por është e dukshme që mungesa e Ronaldos i bën ata më pak të mirë, ndërsa favorizon Juventusin për të fituar Champions League. Jam çuditur, nuk e imagjinoja Ronaldon të largohej nga Madridi apo që të bashkohej me Juventus. Kishte shumë skuadra që e donin atë. Më surprizoi, por shkoi te një skuadër shumë e mirë”, deklaroi Messi.