Spalletti bën zgjidhjen e vështirë tek Interi, përjashton 3 lojtarë. Emrat

E dhimbshme, por e paevitueshme. E dhimbshme sepse është një nga lojtarët që zakonisht përshtatet më mirë taktikisht me Brozovic, dhe e paevitueshme sepse kartoni i Gagliardinit ishte 27 milionë euro dhe për shkak të “Fair Play Fianaciar” Interi ishte i detyruar ta linte jashtë.

Bëhet fjalë për listën e lojtarëve që Spalletti do të marrë në Champions League dhe emri i 24-vjeçarit mungon. Jashtë skuadrës ndodhet edhe Joao Mario dhe Dalbert.

Interi do të ketë vetëm 22 lojtarë, por duhet të përfshinte të paktën dy lojtarë nga akademia.

Candreva ishte një nga kandidatët që do të qëndronte jashtë, por kryqi ka rënë mbi emrat e Dalbert, Gagliardini dhe Joao Mario.

Lista e plotë të lojtarëve të Interit

1 Samir Handanovic

2 Sime Vrsaljko

6 Stefan De Vrij

8 Matias Vecino

9 Mauro Icardi

10 Lautaro Martinez

11 Keita Balde

13 Andrea Ranocchia

14 Radja Nainggolan

16 Matteo Politano

18 Kwadwo Asamoah

20 Borja Valero

23 Joao Miranda

27 Daniele Padelli

33 Danilo D’Ambrosio

37 Milan Skriniar

44 Ivan Perisic

46 Tommaso Berni

77 Marcelo Brozovic

87 Antonio Candreva

93 Raffaele Di Gennaro