Luftëtari i dy luftrave çlirimtare, ish-komandanti i UÇK-së, reagon ashpër ndaj filmit anti – UÇK

Ndaj filmit “Përqeshja e krishtit, me regji dhe skenar nga Jani Bojaxhi për të cilin Agjencia e Filmit kishte ndarë një fond maksimal 18 milionë denarëve (300 mijë euro), ka reaguar ish ushtrau i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Brig.138 Agim Ramadani (KOSHARE), Berzah Bejtullahu-Xaki, njëkohësisht ish komandant i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Në vijim sjellim të plotë reagimin e tij

Në rrjetet sociale po qarkullon një film ku devijohet qëllimi i luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Apeloj tek të gjithë ata që e financuan këtë pisllëk , menjëherë ta ndalojnë këtë film ku UÇK-së i përshkruhen veprat që në fakt i bëri policia dhe ushtria terroriste e asaj kohe e Millosheviçit dhe e IJRM-së. Ishin ata që vranë civilë, fëmijë, vranë babë e birë para krejt mediave të botës në Tetovë. UÇK-ja ishte ushtri që u përball me uniformat ballë për ballë. Luftuam me makineritë vrasëse të Millosheviçit të cilët doni ta shfarosin Kosovën dhe shqiptarët e Kosovës. po me të njëjtën frymë ishin të frymëzuar edhe policia komuniste e IRJM-së. Në fund të luftës, fituesit ishim ne. Kosova u çlirua nga shfarosësit sllav sepse ne jemi në tokat tona, që na i lan të parët tanë, ilirët.

Ushtria Çlirimtare Kombëtare luftoi sy pa trembur edhe para policisë e Ushtrisë së IRJM-së, e cila gjithmonë qëllim kishte shfarosjen e shqiptarëve. Ne, si UÇK kurrë nuk jemi marrë me civil, me gra e fëmijë ashtu siç veproi policia dhe ushtria e vëllazërisë serbo- maqedonase ndaj shqiptarëve. Prandaj dhe dolëm fitues. Si rezultat i asaj fitoreje ishte edhe MO e cila sot është themeli i këtij shteti që tash e ndërron edhe emrin nga IRJM në RMV. Prandaj, ata që kanë përgjegjësi mos të heshtin ndaj kësaj dukurie të shëmtuar sepse krejt ata që bartin privilegje dhe shkelin mbi gjakun e derdhur të shqiptarëve një ditë do të ketë fund. Por, tek ne thonë fundi qoftë i mbarë?