Basha: Rama kryeministër në letër, vendin e kontrollon krimi

Kreu i PD-së Lulzim Basha duke folur nga Shkodra, ku opozita e bashkuar është mbledhur në nisje të sesionit të ri parlamentar është shprehur se, kufiri midis krimit dhe qeverisë është shuar duke e akuzuar kryeministrin për bashkëpunim me bandën e Bajrave.

‘Rama bashkëpunoi haptazi me kriminelët në Shkodër në zgjedhjet bashkëpunoi haptazi me familjen Bajraj dhe tani ka humbur çdo fuqi për të imponuar ligjin

Rama është kryeministër në letër, kontrollin në Shkodër, Durrës, Elbasan, Vlorë, Fier e Shijak nuk e ka policia, por bandat.

Para disa ditësh krimi goditi shtëpinë ku flinin fëmijën e një gazetare investigative. Mbrëmë u kërcua në Laç një tjetër gazetar. Janë vrarë biznesmenë. Situata është jashtë kontrollit. Sot Dobraci duhet të ishte nën kontrollin e forcave lëvizëse operacionale por është në një shtet rrethim kriminal’, tha Basha.