", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Martohet blogerja më e pasur në botë, ja FOTOT nga ‘dasma e çmendur’ e saj

4 fustane dhe ceremoni madhështore e kanë karakterizuar dasmën e blogeres së famshme.

Chiara Ferragni është martuar me të dashurin e saj, reperin Fedez këtë vikend në Itali në një nga ceremonitë më ekstravagante që kemi parë së fundi.

Ceremonia është zhvilluar në Sicili ndërsa të gjitha detajet e dasmës janë shfaqur në kohë reale në Instagram.

Ferragni është një nga blogeret e modeës më të njohura dhe më të pasura në botë, me blogun që e ka emrin “The Blonde Salad” dhe me 14.5 milionë ndjekës në Instagram. Ajo gjithashtu ka një linjë të këpucëve dhe të stolive.

Ajo është martuar me reperin e suksesshëm italian, Fedez ndërsa çifti kanë një djalë 7-muajsh bashkë.

Ndërsa gjëja më e veçantë e dasmës duhet të jenë 4 fustanet. Ajo ka punuar me firmën ‘Dior’ dhe 'Prada' për të qepur fustane sipas dizajnit dhe shijes së saj.

Madje njëri nga fustanet kishe në vete pjesë dhe nota nga kënga e bashkëshortit të saj, të cilën e ka shkruar për t’i propozuar martesë.

I cry everytime I see this ???? Wedding of my dreams @fedez

A post shared by Chiara Ferragni (@chiaraferragni) on